Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Vizat

Çfarë është një Vizë?

Viza është leje aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viza lëshohet vetëm nga Ambasada ose Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një zyrtar konsullor vendos në qoftë se një aplikant është i kualifikueshëm për një vizë. Qytetarët e disa vendeve të caktuara kanë mundësinë për të udhëtuar pa vizë bazuar në Programin e Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program), sipas disa kritereve të caktuara. Viza i jep mundësi një qytetari të huaj të udhëtojë pranë një pike kufitare të SH.B.A., si p.sh; në një aeroport internacional, një port detar apo një pikë kufitare tokësore. Në kufirin e hyrjes, një oficer i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, vendos nëse aplikanti mund të hyjë ose jo në SH.B.A. dhe vendos gjithashtu kohëzgjatjen e qëndrimit të tij. Për më shumë informacion mbi vizat, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve KonsulloreVizat”- Informacioni në këtë faqe është në gjuhën Angleze).

Qytetarë të disa vendeve mund të udhëtojnë pa vizë me Programin e Udhëtimit pa Vizë nëse këta plotësojnë disa kushte. Udhëtarët që kualifikohen për të marrë pjesë në Programin e Udhëtimit pa Vizë janë të këshilluar që në datën 3 Qershor 2008, Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpalli Rregullin Përfundimtar për të zbatuar Sistemin Elektronik të Autorizimit për të Udhëtuar. Informacion të mëtejshëm mund të gjeni në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare “Programi i Autorizimit të Udhëtimit për SHBA-Kufizime për Udhëtarët nga Shtetet që Udhëtojnë pa Viza”. Të gjithë udhëtarët e kualifikuar sipas Programit të Udhëtimit pa Vizë janë të rekomanduar që përpara se të planifikojnë për të udhëtuar të lexojnë udhëzime në faqen e Internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për çdo të re mbi këtë sistem.