jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp Aktivitete të Ambasadës Aktivitetet Gjatë 2006 Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

Anija e Flotës së Sh.B.A. Nitze Mirëpret në Bord Presidentin e Shqipërisë

Më 27 mars, Komandanti i Anijes së Flotës së Sh.B.A. Nitze mirëpriti në bord Presidentin e Shqipërisë Topi, Ministrin e Mbrojtjes Oketa, Shefin e Shtabit Gjeneral Brigade Malaj, Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Demi, si dhe Zv.Ambasadorin e Sh.B.A. Kristina. Gjatë vizitës, Presidenti Topi shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme që “aleati ynë më i madh dhe më i rëndësishëm strategjik, Shtetet e Bashkuara, i japin Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të saj, për të përmbushur ëndrrën për t’u bërë anëtare e Aleancës politike ushtarake të Atlantikut të Veriut.”  Komandanti Long shoqëroi vizitorët në një tur të anijes dhe tha se vizita e anijes është “shenjë e miqësisë së fortë me Shqipërinë dhe synon të promovojë miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis dy vendeve tona.”


Ekspertja e Sh.B.A. mbi Çështjet e Gruas, me Studentë

Më 26 mars, ekspertja e Sh.B.A. Anne Stone bashkëbisedoi me studentë të Universitetit Marin Barleti në Tiranë mbi organizimin e fushatave zgjedhore në Sh.B.A, me fokus të posaçëm mbi lobimin për çështjet e gruas.  Stone i angazhoi studentët në një diskutim të gjallë mbi advokimin për fuqizimin e gruas dhe përfaqësimin e tyre në të gjitha fushat e jetës.  Znj. Stone do të zhvillojë intervista me organe kryesore të medias së shkruar dhe televizive.  Ajo do të largohet nga Shqipëria ditën e premte.


Ekspertja nga Sh.B.A. Flet mbi Fuqizimin e Gruas

Ekspertja nga Sh.B.A. Ann Stone është në Shqipëri për të diskutuar me OJQ të gruas, përfaqësuese të forumeve të gruas të partive politike, si dhe median mbi fuqizimin e gruas the përfaqësim më të madh në të gjitha aspektet e jetës në Shqipëri. Stone foli me rreth 30 përfaqësuese të partive politike duke pasur parasysh edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend në qershor. Pjesëmarrësit në takime dëgjuan pikëpamjet e ekspertes nga Sh.B.A. mbi planifikimin e fushatave, të folurin në publik, si dhe zhvillimin e mesazhit.


Hyrja në NATO E Rëndësishme për Aleancën dhe Vendet

Pjesëmarrja dhe fjala e Zv. Ambasadorit Stiv Kristina në një konferencë mbi NATOn më 20 mars në Tiranë u raportua gjerësisht në median e shtypur dhe të transmetuar shqiptare.  Raportimet theksuan fjalën e Kristinës se, “Anëtarësimi në NATO nuk është fundi, por vetëm fillimi i procesit. Ne nxisim Shqipërinë dhe Kroacinë të vazhdojnë reformat politike, ekonomike, dhe ushtarake për të dhënë një kontribut sa më të madh për aleancën historike.”  Sipas Zv.Ambasadorit, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë “janë një moment i rëndësishëm si për Aleancën ashtu edhe për vetë vendet.”


Nxënës të Shkollës së Mesme Informohen për Mundësitë e Programeve Arsimore të Shkëmbimit

Biblioteka e shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë u mbush plot e përplot me nxënës të interesuar për të marrë informacionet bazë mbi programet arsimore të ofruara nga Ambasada, duke përfshirë këtu edhe hapin e rëndësishëm të marrjes së vizës.  Gjatë seancës së 19 marsit, Zv. Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Këshilluesja për Programet e Studimit Linda Mëniku, dhe Zv. Konsullja Stephanie Boscaino informuan nxënësit me punën e Ambasadës për të shkuar tek të rinjtë me anë të programeve të ndryshme si: Speaker’s Bureau, Meet America, Read ëith America, dhe programin EducationUSA.  Ato shpjeguan gjithashtu procedurat e aplikimit duke sugjeruar strategji për një pranim të suksesshëm në universitet në ShBA.  Koha e pyetje-përgjigjeve u fokusua kryesisht në çështje që kishin të bënin me mbështetjen financiare, procedurat e vizave, dhe fushën e studimit.  Përreth 70 nxënës e ndoqën këtë seancë informative.


DEPARTAMENTI I SHTETIT I SH.B.A.
Zyra e Zëdhënësit
18 Mars, 2009       
 
 
DEKLARATË NGA ROBERT UD, ZËDHËNËS NË DETYRË
 

Në qershor të vitit 2008, në media u shfaqën pretendime se Ambasadori i Sh.B.A. Xhon Uidhers dhe pesë anëtarë të tjerë të ekipit të Ambasadës së Sh.A.A. në Tiranë, Shqipëri, në njëfarë mënyre ishin të përfshirë në përpjekje për të fshehur fakte lidhur me shitjen e municioneve me origjinë kineze për Departamentin e Mbrojtjes të Sh.B.A., në shkelje të ligjeve të Sh.B.A. 
 
Në atë kohë, çështja iu paraqit Inspektorit të Përgjithshëm për shqyrtim. Inspektori i Përgjithshëm ka shqyrtuar të gjitha faktet e vëna në dispozicion dhe nuk gjeti asgjë që mund të konfirmonte ndonjë pretendim penal apo lloji tjetër në lidhje me punonjësit e Departamentit të Shtetit. Departamenti i Drejtësisë ka informuar Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm që këta gjashtë punonjës të Departamentit të Shtetit në Ambasadën në Tiranë nuk janë shënjestra apo subjekte hetimi. 
 
Departamenti mirëpret deklaratat e bëra nga Departamenti i Drejtësisë dhe Inspektori i Përgjithshëm dhe e konsideron këtë çështje të mbullur. Ambasadori Uidhers dhe ekipi i tij punuan saktësisht në atë mënyrë siç do të prisnim të punonin. Jemi krenarë dhe mirënjohës për shërbimin e tyre.     

KOMENT NGA AMBASADORI UIDHERS
 

Jam mirënjohës që Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Mbrojtjes tani i konsiderojnë pretendimet kundër meje dhe zyrtarëve të tjerë në Ambasadën në Tiranë të mbullura. Këta zyrtarë – Stiven Kristina, Patrik Leonard, Paula Thide, Viktor Majev, dhe Robert Njusëm – janë ndër diplomatët më të shkëlqyer që kam njohur.  Siç thashë vitin e kaluar, “një shqyrtim i drejtë i fakteve do të çojë, në fund, tek e vërteta.”  Jam i kënaqur që e vërteta tani është e qartë dhe që këtyre zyrtarëve të shkëlqyer u janë njohur kontributet ndaj shërbimit të vendit tonë. 


Atasheu i Çështjeve Publike në Tiranë Ndan Emocionet nga Bisedimet e Rambujesë

“Si e festova 30-vjetorin gjatë negociatave të Rambujesë,” ishte titulli në faqe të parë i intervistës së të përditshmes së qendrës së majtë Gazeta Shqiptare me AÇP Biks Aliu. Më 14/3, për shkak të një artikulli tjetër, gazeta pati tirazhin më të lartë në 15 vitet e saj: 23,000 kopje. Aliu ndau me lexuesit emocionet dhe ankthin e negociatave 22-ditore mes shqiptarëve dhe serbëve në vitin 1999, duke theksuar që situata ishte shumë delikate dhe duhej shumë punë. Kujtoi me kënaqësi se si diplomatë amerikanë e europianë si dhe udhëheqësit kosovarë i kënduan këngën e ditëlindjes. Sipas Aliut, thjesht të shihje ish-Sekretaren Ollbrajt dhe Ambasadorin Hill gjatë atyre negociatave ishte një shkollë më vete. Duke theksuar që për Kosovën nuk kishte rrugë tjetër veç pavarësisë, Aliu tha, “Si çdo vend tjetër, duhen forcuar institucionet dhe duhet punuar shumë për të krijuar marrëdhënie të mira me sa më shumë shtete.” Pavarësia ishte thjesht fillimi për Kosovën, vërejti Aliu, duke shtuar, “Po kështu edhe Shqipëria. Anëtarësimi në NATO është hap i madh, por jo gjithçka mbaron këtu.”  Intervista u botua me rastin e 10-vjetorit të bisedimeve dhe më pas fillimit të bombardimeve të NATOs.

 


Programi Speaker's Bureau prezanton Zv. Ambasadorin Cristina


Zëvendës Ambasadori Stephen Cristina bisedoi me 150 studentë dhe pedagogë të Universitetit U.F.O. në  Tiranë mbi Politikën e Jashtme të SHBA në Shqipëri dhe Ballkan dhe lidhjen e saj me stabilitetin, demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe rregullin ligjor.  Në vijim të fjalimit të tij, Steve u angazhua në një seancë aktive pyetje-përgjigje me studentët për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, aplikimin për në BE, dhe reformat e qeverisë shqiptare.  Ai argumentoi se pjesëmarrja qytetare është shumë e rëndësishme në zgjidhjen e problemeve te shoqërisë shqiptare.  “Këto probleme,” theksoi ai, “nuk do të zhduken në qoftë se ju si qytetarë nuk jeni gati të mbroni insitucionet tuaja nga korrupsioni.”

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!