|
|
Ambasadori
Rreth Ambasadës
Seksionet e Ambasadës
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Deklarata për Shtyp
Aktivitete të Ambasadës
Aktivitetet Gjatë 2006
Mundësi Punësimi
Adresa të ndryshme
Festat për 2008
|  |
Ambasada Amerikane në Shqipëri shpall programin e ri të Folësit Amerikan
Ambasada Amerikane në Shqipëri do të sjellë një diplomat Amerikan për të folur me një grup, shkollë të mesme apo universitet. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësinë të dëgjoni nga zyrtarë të Ambasadës Amerikane për çështjet që ju interesojnë. Ne duam të përcjellim te ju kulturën dhe vlerat Amerikane dhe do t’ju japim mundësinë të takoheni me amerikanë të cilët jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ky program i jep mundësinë grupeve të ndryshme të dëgjojnë prezantime dhe të bëjnë pyetje lidhur me politikat e jashtme amerikane, jetën politike dhe kulturore në Amerikë si dhe të shkëmbejnë ide dhe mendime rreth çështjeve me interes të përbashkët. (informacion i plotë)
Qëndra Jonë e Burimit të Informacionit - IRC tani e hapur për publikun
Qëndra e Burimit të Informacionit e Ambasadës Amerikane (IRC) është një shërbim kërkimor dhe reference për zyrtarët, gazetarët, kërkuesit, nxënësit dhe të tjerë me një interes profesional në shtetet e Bashkuara. Fushat e ekspertizës përfshijnë politikën, shoqërinë dhe kulturën e Shteteve të Bashkuara; Legjislacioni i shtetit dhe federal i shteteve të Bashkuara, ligje dhe rregullore; Marrëdhëniet ndërkombëtare, siguria, mbrojtja dhe stabiliteti etj. Koleksionet e Qendrës së Burimit të Informacionit përfshijnë banka të dhënash on-line, një koleksion reference të azhornuar, dokumenta qeveritare të kohëve të fundit të SHBA dhe raporte të organizatave mendim-formuese (think tank) dhe akses në botimet periodike Amerikane. (informacion i plote)
|
| Kthehu Lart ^ |
|
|