Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Ndërprerjet e Trafikut Ajror

Informacion për Pasagjerët Qytetar Amerikan të Prekur nga Ndërprerjet e Trafikut Ajror

Si burim të parë, pasagjerët qytetar Amerikan duhet të marrin ndihmë dhe informacion nga linjat ajrore të tyre.  Linjat ajrore janë në pozitë më të mirë për t'iu përgjigjur shqetësimeve dhe nevojave të udhëtarëve, dhe për të mbajtur pasagjerët të përditësuar me të dhëna të sakta dhe në kohë.  Megjithatë, në qoftë se ka rrethana që linjat ajrore nuk mund të trajtojnë, të tilla si çështje e shëndetit, atëherë ju duhet të kontaktoni Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane përmes postës elektronike në adresën acstirana@state.gov, ose me telefon në numrin +355-(0)4-224-7285 dhe kërkoni të flisni me një zyrtar kosnullor ose me zyrtarin në detyrë të Ambasadës.

Për një listë të linjave ajrore që shërbejnë në Shqipëri, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Aeroporit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Ne ofrojmë këto sugjerime për udhëtarët e bllokuar në Europë për shkak të mbylljeve aeroportve:

  • Dëgjoni lajmet për të marr vesh se cilat nga aeroportet janë të hapura dhe cilat janë të mbyllura;
  • Interesohuni vazhdimisht me linjat tuaja ajrore;
  • Interesohuni me agjensitë e udhëtimeve.  Këto të fundit mund t'ju japin informacion më të përditësuar rreth kushteve apo alternativave të udhëtimit.  Nëse keni prerë biletat nëpërmjet një agjensie udhëtimi, interesohuni pranë kësaj të fundit për të marr vesh nëse jeni të mbuluar nga siguracion për këto lloj emergjencash;
  • Komunikoni me të afërmit tuaj dhe vërini në dijeni për situatën dhe vendndodhjen tuaj.

Nëse ju ose një i afërm i juaj nuk ka më para dhe nuk e ka të mundur të sigurojë para hgjatë qëndrimit në Europë, ne kemi në dispozicion një sasi të kufizuar të kredive emergjente, por ato mund të jepen vetëm me dy kushte shumë të rëndësishme, siç kërkohet me ligji Amerikan: Së pari, ju keni bërë të pamundurën për të siguruar fonde privatisht, dhe e dyta, ju duhet të dini se ne do t'ju a kufizojmë pasaportën tuaj vetëm për t'u kthyer në Shtetet e Bashkuara.  Aplikimi për kredi emergjente duhet të bëhet në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ose në atë të Shtetit ku ndodheni.  Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet postës elektronike në adresën acstirana@state.gov, ose me faks në numrin +355-(0)4-224-7285, ose me telefon në numrin +355- (0)4-224-7285.

Për më shumë infomacion, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Të Dërgosh Para Qytetarëve Amerikan Jashtë SHBA - në Anglisht.”