Rezidentët e Përhershëm Ligjor
Braktisja e Statusit të Rezidentit të Përhershëm Ligjor
Në qoftë se ju jeni një rezident i përhershëm ligjor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshironi të braktisni statusin tuaj të rezidencës së përhershme dhe të hiqni dorë nga Karta e Rezidentit të Përhershëm ose "Green Card", ju lutemi ndiqni "Cakto Takimin" për të caktuar takimin në Internet përsa i përket kësaj çështje.
• Cakto Takimin
Pasi të caktoni takimin, ju lutemi përgatisni dhe sillni si më poshtë:
Për Informacion
Zyra jonë do t'a dërgojë kërkesën tuaj, Formularin I-407 dhe Kartën e Rezidentit të Përhershëm, në zyrën e Emigracionit (USCIS) me autoritet mbi seksionin tonë konsullor. Sapo USCIS të procesojë aplikimin tuaj, një kopje e këtij formulari do t'ju kthehet.
Kjo kopje e formularit I-407 vërteton kthimin e Cartës tuaj të Rezidentit të Përhershëm. Ju duhet të mbani një kopje të këtij formulari me vete në pasaportën tuaj, nëse ju udhëtoni në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.
Të braktisësh këtë status nuk do të thotë që do t'ju lëshohet një vizë vizitori në të ardhmen. Aplikantët duhet të tregojnë që ata janë të klasifikuar si vizitorë sipas ligjit Amerikan. Gjithashtu, braktisja e këtij statusi nuk përbën pengesë për ju nëse aplikoni për vizë emigracioni në të ardhmen. Gjithsesi, nëse ju keni ndërmend të emigroni përsëri, ju duhet të rifilloni procesin e emigracionit nga e para.
Faqja u rishikua në datën: 3 Gusht 2009, në orën: 14:34