Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Llotaria Amerikane

Njoftim i Rëndësishëm për Personat e Regjistruar në Programin e Vizave të Shumëlloshmërisë (DV) 2012

11 Prill 2012

Njoftim i Rëndësishëm për Personat e Regjistruar në Programin e Vizave të Shumëlloshmërisë (DV) 2012

Të përzgjedhurit janë të inkurajuar të dërgojnë dokumentet e tyre të kërkuara në Qendrën Konsullore Kentaki (KCC), menjëherë, në mënyrë që të caktohet një datë takimi për intervistë pranë Ambasadës ose konsullatës Amerikane përkatëse përpara se programi të përfundojë.  Në mënyrë që një datë takimi të caktohet me një nga ambasadat ose konsullatat Amerikane, të përzgjedhurit së pari duhet të dorëzojnë Formularin e DSP-122 dhe Formularin DS-230 pranë KCC-së.  Ambasadat dhe konsullatat kanë vetëm një numër të limituar takimesh çdo muaj për aplikantët e DV-së, duke përfshirë shtatorin, kështu që është shumë me rëndësi që të përzgjedhurit të dërgojnë me postë këto dokumente pranë KCC-së shumë shpejt.

Programi DV-2012 përfundon më 30 Shtator 2012. Përveç kësaj, në qoftë se të 50,000 vizat e DV janë lëshuar përpara kësaj date, programi do të përfundojë.  Ambasadat dhe konsullatat Amerikane kanë vetëm gjashtë muaj të mbetura për të lëshuar vizat për aplikantët e kualifikuar në programin DV-2012.  Të përzgjedhurit duhet të veprojnë tani.  Vizat për DV-2012 nuk mund të lëshohen pas datës 30 Shtator 2012.  Pjesëmarrësit këshillohen të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në www.dvlottery.state.gov, duke përdorur numrat e konfirmimit që kanë marrë nga regjistrimi i tyre fillestar.