Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation
Sigurimet Shoqërore

Përditësim Vjetor i Përfituesve që Marrin Çeqe Mujore në Shqipëri

Administrada e Sigurimeve Shoqërore i kërkon përfituesve që marrin çeqe mujore jashtë SHBA të plotësojnë formularët e “Pyetsorit Vjetor” SSA-7162 (për adultët) ose SSA-7161 (për një fëmijë ose adult që nuk mund të trajtojë fondet) çdo vit dhe t'i dorëzojë ato jo më vonë se Janari i çdo viti. Nëse ju nuk i dorëzoni formularët e kërkuar përpara afatit, përfitimet tuaja mund të pezullohen.

Zakonisht Administrada e Sigurimeve Shoqërore e dërgon formularin me postë direkt në adresën tuaj për ta plotësuar dhe postuar mbrapsht.  Gjithsesi, nëse ju nuk e keni plotësuar formularin këtë vit, ju duhet të plotësoni një kopje dhe ta dorëzoni atë në seksionin konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë sëbashku me një formë identiteti (kartës ose pasaportë).  Ju lutemi mos na e postoni, faksoni apo dërgoni me postë elektronike (email).  Ju duhet të caktoni një takim nëpërmjet “Kalendarit Elektronik” konsullor për këtë qëllim.  Më poshtë do të gjeni formularët:

  • SSA-7161 (PDF 409.37KB):
    Raportim në Administradën Amerikane të Sigurimeve Shoqërore nga një Person që Merr Përfitimet për një Fëmije ose Adult që nuk Mund të Trajtojë Fondet;
  • SSA-7162 (PDF 18.91KB):
    Raportim në Administradën Amerikane të Sigurimeve Shoqërore

Adobe Reader

  • Shkarkoje Falas
    Shkarkoje Falas

    Të gjitha dokumentet që mund të shkarkohen në këtë faqe, janë në formatin PDF.  Për të hapur dhe lexuar PDF-të ju duhet të keni një kopje të programit “Adobe Acrobat Reader”.  Ju mund të shkarkoni një version falas duke shtypur në imazh ose në titullin e mësipërm.