Zyrtari per Financen i Ambasades Amerikane flet me studentet e Shkolles se Mesme per jeten e latineve ne Amerike (31 Tetor)
Zyrtari per Financen i Ambasades u takua me 30 studente te Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja ne Tirane per te folur per kontirbutin e Amerikaneve Hispanike ne shoqerine, kulturen dhe ekonomine Amerikane. Ai foli duke u bazuar edhe ne eksperiencen e tij personale si nje Amerikan me prejardhje kubaneze. Specialistja e Qendres se Burimit te Informacionit shperndau materiale ne lidhje me temen e diskutimit. Vizita e organizua si pjese e Muajit te Kultures Hispanike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.


Zevendës Ndihmës Sekretarja Graffy zhvillon një dialog të hapur me studentë shqiptarë të univeristetit (30 Tetor)
Tetembedhjete studente te Kursit te Studimeve Amerikane, nje aktivitet i sponsorizuar nga Ambasada Amerikane moren pjese ne nje disktutim te gjere me Zevendes Ndihmes Sekretaren e Shtetit Zonjen Graffy e cila eshte pergjegjese per Diplomacine Publike ne Europe. Zonja Graffy u pershkroi vendlindjen e saj studenteve dhe foli per rendesine e angazhimit qytetar si nje menyre per te permiresuar cilesine e jetes ne komunitet. Duke iu pergjigjur pyetjeve te shumta te studenteve per Unionin Europian dhe NATO-n, Zonja Graffy gjithashtu theksoi rendesine e marredhenieve midis Europes dhe Shteteve te Bashkuara dhe mandatin e gjere te NATO-s ne perballjen ne sfidat e sotshme. Studentet me rradhe komunikuan shpresat e tyre per te ardhmen e Shqiperise dhe mendimet e tyre se si te permiresohet imazhi i Shqiperise jashte saj.


Pritja per nder te Zevendes Ndihmes Sekretares Graffy nxjerr ne pah punen fotografike te shqiptarit Alket Islami (30 Tetor)
Nje numer gazetaresh te degjuar, zedhenes te shtypit, aktiviste te organizatave joqeveritare, perfaqesues te arsimit si edhe figura te kultures moren pjese ne nje pritje te organizuar per nder te Ndihmes Sekretares se Shtetit Zonjes Graffy, e cila po viziton Shqiperine. E mbajtur ne rezidencen e Zyrtares se Marredhenieve me Publikun, kjo pritje perfshinte nje ekspozite te improvizuar me fotografite e bera nga Alket Islami per librin e tij "Albania from the Air" i cili u sposorizua nga misioni i USAID-it ne Shqiperi. Zoti Islami i dhuroi nje kopje te librit Zonjes Grafi e cila si shkembim foli per bukurite e Shqiperise dhe per potencialin e saj te madh.


Ambasada Amerikane dhe Shoqata Shqiptare e ish-studentëve të bursës Fullbright organizojnë Konferencën e Parë të Shëndetit Publik
Shoqata Shqiptare e ish-studentëve të bursës Fullbright, USAID dhe Zyra e Marrëdhënieve me Publikun organizuan një Konferencë një-ditore mbi Shëndetin Publik e shoqëruar me fjalime nga Zëvendës Ambasadori, Drejtori i Misionit të USAID-it, Ministri i Shëndetësisë dhe Folësi i Programit IIP dhe Profesori ekspert i shëndetit publik Carls Hardi.
Pjesëmarrësit e konferencës përbëheshin nga mjekë, përfaqësues të institucioneve të shëndetit publik dhe profesionistë të shëndetit public nga vendet fqinje. Pas seancave plenare të mëngjesit, pjesëmarrësit e konferencës u ndanë në grupe për të hartuar rekomandime mbi politikat për çështjet më shqetësuese të shëndetit public në Shqipëri dhe rajon. Konferenca krijoi një mundësi për të përfshirë ish-studentë të bursave të Qeverisë Amerikane dhe aktorë të rëndësishëm nga Shqipëria dhe rajoni në probleme të rëndësishme të shëndetit public si HIV/AIDS dhe Gripi i Shpendëve dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal, të gjitha thelbësore për interesat amerikane ne Shqipëri dhe rajon.