AMBASADORJA RIES MERR PJESE NE MBREMJE GALA PER PARANDALIMIN E DHUNES NE FAMILJE
(27 Maj, 2006)
Një nga evenimentet e para në llojin e vet, Ambasadorja Ries iu drejtua një grupi të shquar liderësh biznesi, politike dhe shoqërisë civile mbi rolin e tyre për parandalimin e dhunës në familje dhe mbështetjen e viktimave. Të ardhurat e mbrëmjes gala për mbledhjen e fondeve iu dha Qendrës Këshillimore për Gra dhe Vajza. Evenimenti gjithashtu pati si elemente speciale një fjalë të Presidentit Alfred Moisiu, një ankand veprash arti dhe çmimesh.
AMBASADORJA RIS VIZITON KUKESIN
(25 Maj, 2006)
Ambasadorja Marsi Ris e shoqeruar nga Ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ministri I Bujqesise Jemin Gjana dhe perfaqesues te PNUD-it paten nje vizite nje ditore ne qytetin verilindor te Kukesit per te rishikuar Programin e Aksionit te Minave. Grupi I Zyrtareve te larte vizituan Spitalin Rajonal te Kukesit dhe ndoqen aktivitetet e çminimit ne Dobrunë. (Press Release)
AMBASADORJA RIS HAP KENDIN E TRETE AMERIKAN NE SHQIPERI
(25 Maj, 2006)
Një vit pas firmosjes së Memorandumit të Mirëkuptimit mes qytetit të Kukësit dhe Ambasadës së Sh.B.A., Ambasadorja Ries udhëtoi në Kukës për të marrë pjesë në hapjen e Këndit Amerikan në këtë qytet, i treti në Shqipëri. Vendosur në Qendrën kulturore të Kukësit, Këndi më i ri amerikan u fnnacua në bashkëpunim mes Ambasadës së Sh.B.A., Departamentin e Shtetit dhe Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak (ODC). Gjitahshtu gjatë ceremonisë folën Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Shefi i ODC-së, i cili vuri në dukje programet e asistencës humanitare që shoqërojnë bashkëpunimin ushtarak Sh.B.A.- Shqipëri.
STUDIUSI LIGJOR AMERIKAN TAKOHET ME STUDENTET E FAKULTETITTE DREJTESISE VLORE
(22 Maj, 2006)
Studiuesi Fullbrajtist Mark Lasser prezantoi mbrojten e temes se tij mbi ligjet per antitrafikimin dhe korrupsionin tek studentet e drejtesise ne Universitetin e Vlores. Pervec hulumtimit te temes se tij Zoti Mark Laser gjithashtu ka dhene mesim ne Fakultetin e Drejtesise ne Tirane dhe ne Shkollen Private Luarasi gjate vitit akademik 2005 – 2006.
ARTISTE AMERIKANE DHE AKADEMIKE JAPIN LEKSION STUDENTEVE SHQIPTARE TE ARTEVE MBI KTHIMIN E VIZIONEVE ARTISTIKE NE FIGURA GJEOGRAFIKE
(6 – 14 Maj, 2006)
Akademia e Arteve në Tiranë priti pesë artistë dhe akademikë amerikanë që planifikojnë të ngrenë një instalacion artistik publik në përmasa të mëdha në Tiranë. Pesë vizitorët, që përfaqësojnë disiplina dhe zhanre të ndryshme, mbajtën një seri seminaresh për studentët e artit gjatë një vizite njëjavore dhe planifikuan bashkëpunimin e tyre të ardhshëm me artistët shqiptarë. Duke kombinuar ekspertizën e një gjeofizicisti, një eksperti GPS, një këshilltari për rininë, një skulptori dhe një piktori, pesë vizitorët u folën studentëve mbi mënyrat se si mund të transfromojnë vizionet artistike në gjografike.
USAID FIRMOS MARREVESHJEN PREJ 320,000 dollaresh per GRIPIN AVIAN
(9 Maj, 2006)
Drejtori I USAID Harry Birnholz mori pjese ne nje ceremoni nenshkrimi ndermjet USAID, PNUD-it, Ministrit te Bujqesise Jemin Gjana dhe Ministrit te Shendetit Maksim Cikuli per nje grant prej 320,000 dollaresh I cili do te ndihmoje qeverine shqiptare per te ndaluar, planifikuar dhe per te perballur nje perhapje te mundshme te Gripit Avian.(Fjala e Harry Birnholz press release)
DISKUTIM MBI DITEN BOTERORE TE LIRISE SE SHTYPIT ME GAZETARIN AMERIKAN
(4 Maj, 2006)
Per nder te Dites Boterore te Lirise se Shtypit Christofer Winner, nje gazetar amerikan qe jeton dhe punon ne Itali, diskutoi etiken e gazetarise me mbi pesedhjete studente te vitit te dyte dhe te trete te Fakultetit te Gazetarise. Diskutimi u perqendrua ne filmin "Mes genjeshtrash" te cilin studentet e kishin pare me pare si pjese e Serive te Filmit Amerikan te sponsorizuar nga Ambasada.
SHOQATA SHQIPTARE E STUDENTEVE FULBRIGHT FESTON PERVJETORIN E PESTE
(3 Maj, 2006)
Një grup i shquar të ftuarish, përfshirë Ministrin e Arsimit Genc Pollo, Të Ngarkuarin me Punë Steven Zate, dhe ish-studentë shqiptarë të skemës Fulbright si dhe studentë të tanishëm dhe të ardhshëm. Studentët Fulbright shqiptarë dhe amerikanë festuan pesëvjetorin e Shoqatës Shqiptare të Studentëve Fulbright (AFAA), e cila ka ndër anëtarët e vet disa nga studjuesit, shkencëtarët, doktorët dhe liderët më të shquar.