TRUPAT SHQIPTARE NISEN PËR NË IRAK
(24 Mars, 2006)
Ambasadorja Ris së bashku me Kryeministrin Berisha morën pjesë në ceremoninë e përcjelljes për të shtatën herë të trupave shqiptare në Irak.
AMBASADORJA MARSI RIS VIZITON BERATIN
(21 Mars, 2006)
Ambasadorja Marsi B. Ris vizitoi qytetin jugor të Beratit, ku u takua me zyrtarë vendorë, foli me studentë tek një shkollë e mesme dhe dhuroi libra ne gjuhen angleze. Ajo gjithashu mori pjese ne diskutim me tavoline te rrumbullaket me doktore vendas, infermiere dhe personel tjeter nga Qendra e Shendetit ne Vilabisht. Keto ambiente jane pjese e Programit ProShendeti I fianancuar nga USAID per te permiresuar statistikat e shendetit dhe reformen ne mekanizmat e financimit te shendetit.
PËRVJETORI I TRETË I LËVIZJES SHQIPTARE “MJAFT!”
(18 Mars, 2006)
Ambasadorja Marsi Ris ishte mes të ftuarve të nderit në një aktivitet të rëndësishëm që festonte përvjetorin e tretë të MJAFT!, një organizatë e njohur e pjesëmarrjes qytetare / e të drejtave të qytetarëve. Mbi 2000 të rinj ishin të pranishëm në këtë aktivitet, i cili përfshiu fjalime nga mendje të tilla si shkrimtari shqiptar Ismail Kadare dhe, më pas, një koncert.
FESTIVALI I PARË VJETOR SHQIPTAR I FILMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
(16 – 19 Mars, 2006)
Ambasada ishte mes sponsorve të Festivalit të parë vjetor të të drejtave të njeriut, i cili mblodhi vazhdimisht publik të madh dhe entuziast për disa ditë për të parë filma nga e gjithë bota të cilët theksonin probleme në lidhje me të drejtat e njeriut. Asistenti i Zyrtarit të Sigurisë së Ambasadës Xhefri Hiks ishte mes të ftuarve në diskutimet para filmave
KRYEBASHKIAKËT SHQIPTARË MBI QEVERISJEN VENDORE
(16 Mars, 2006)
Gjashtë kryebashkiakë të bashkive nga e gjithë Shqipëria ndanë përvojat dhe idetë e fituara gjatë një programi të Vizitorëve Ndërkombëtarë mbi qeverisjen vendore në Shtetet e Bashkuara me njëri-tjetrin dhe personelin e Ambasades Amerikane.
DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE
(8 Mars, 2006)
Ambasadorja Marsi Ris organizoi një pritje për pesëdhjetë gra që përfaqësonin organizata të ndryshme grash. Pas pritjes, pjesëmarrësit ndoqën shfaqjen e filmit “You Can Count on Me,” pjesë e serisë së filmave amerikanë të sponsorizuar nga Ambasada Amerikane.
AMBASADORJA AMERIKANE NË NATO NULAND VIZITON SHQIPËRINE
(6 Mars, 2006)
Rreth pesëdhjetë studentë nga Shqipëria dhe rajoni morën pjesë në një simpozium të sponsorizuar nga SMP dhe dëgjuan një mesazh pozitiv rreth të ardhmes së Shqipërisë dhe fqinjëve të saj në NATO nga Ambasadaorja amerikan në NATO Viktoria Nuland. Studentët gjithashtu e përdorën këtë mundësi për të pyetur rreth NATO-s dhe zgjerimit të saj. Gjate vizites se saj Ambasadorja Nuland u takua me zyrtare dhe udheheqes te qeverise.