jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp Aktivitete të Ambasadës Aktivitetet Gjatë 2006 Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

"QYTETI LUNDRUES" AEROPLANMBAJTËSJA AMERIKANE TEODOR RUZVELT MIRËPRITI DELEGACIONIN SHQIPTAR NË KORFUZ, GREQI

(25 Shkurt, 2006)
Ambasadorja Marsi Ris priti një delegacion që përfshinte Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në bordin e aeroplanmbajtëses Teodor Ruzvelt.  Ambasadori amerikan në Greqi Çarls Ris ishte pjesë e aktivitetit me një delegacion zyrtarësh të lartë të mbrojtes greke. Pjesëmarrësit bënë një tur të anijes, u takuan me personelin dhe ndërvepruan së bashku.

SERIA E FILMAVE PËR MUAJIN E HISTORISË AFRIKANO-AMERIKANE

(23 Shkurt, 2006)
Ambasada Amerikane dhe Shkolla Multimedia e Filmit Marubi bashkëpunuan për të shfaqur filmin e njohur të Spaik Li “X” për një publik prej mbi 100 studentësh. Filmi u vijua nga një diskutim i gjallë i drejtuar nga folësja Anita Pik mbi jetën e Malkolm X. 

(22 Shkurt, 2006)
Si pjesë e një serie filmash të organizuar nga Ambasada Amerikane ne kuadrin e Serive te Filmave Amerikane, shtatëdhjetë të ftuar ndoqën një shfaqje të filmit të njohur “Ray” rreth jetës së muzikantit të famshëm amerikan Rei Çarls.  Filmi u ndoq nga një diskutim mbi kontributet e Çarlsit, i drejtuar nga muzikanti i njohur i xhazit shqiptar Fatos Qerimi. 

(2 Shkurt, 2006)
Ambasada Amerikane ne Tiranë dhe Shkolla Multimedia e Filmit Marubi bashkëorganizuan një shfaqje të dokumentarit të njohur “Hoop Dreams.”  Rreth dyzet pjesëmarrës shikuan filmin dhe dëgjuan një prezantim të Zyrtarit të Sigurimit të Ambasadës, një ish-lojtar basketbolli.


CEREMONIA E DHURIMIT TË KAMIONIT ZJARRFIKËS

(23 Shkurt, 2006)
Zv. Ndihmës Gjenerali i Nju Xhersit, Gjeneral brigade Maria Falka-Dodson, Alfred Olli, Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Brendshme dhe Shefi i Komisiariatit Alfred Kristuli, Komandanti i Shërbimit të Zjarrfikësve, morën pjesë në një ceremoni ku Programi i Partneritetit mes Nju Xhersit dhe Shqipërisë, i cili punon përmes Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak të Ambasadës, i dhuroi një zjarrfikëse Departamentit të Shërbimit të Zjarrfikësve shqiptarë.

AKTIVISTJA E TË DREJTAVE CIVILE ANITA PIK VIZITON SHQIPËRINË

(22 – 26 Shkurt, 2006)
Si pjesë e aktiviteteve të Muajit të Historisë së Zezakëve, SMP priti folësen Znj. Anita Pik, Drejtore Ekzekutive e institutit Roza Reimonds Parks me bazë në Detroit, si dhe aktiviste për një kohë të gjatë të grupeve të përjashtuara. Znj Pik foli mbi përvojën e të drejtave civile amerikane me nje numër grupesh shqiptare, duke përfshirë komunitetet Ballkano-Egjiptiane dhe Rome, si dhe me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë. Znj Pik gjithashtu dha dy intervista për median. Pikantja e vizitës së Znj Pik ishte fjalimi i saj në konferencën e sponsorizuar nga Ambasada të organizatës “Nefreta,” e cila i është përkushtuar luftës së të drejtave të komunitetit Ballkano-Egjiptian në Shqipëri. Ambasadorja Marsi Ris e cila mbajti një fjalim në aktivitetin në fjalë, theksoi përvojën amerikane në luftën për barazi të bazuar në shoqërinë civile. 


PROGRAMI “ARTI NË AMBASADA”

(24 Shkurt, 2006)
Ambasadorja Marsi B. Ris dhe Ambasadori Amerikan në Greqi Çarls Ris pritën pesëdhjetë artistë shqiptarë dhe persona të tjerë të shquar në një pritje në rezidencën e Ambasadores duke pasqyruar koleksionin “Arti në Ambasada”. Aktiviteti u parapri nga një tur i veçantë i koleksionit për gazetarët e artit dhe të kulturës dhe një intervistë me Ambasadoren Marsi Ris.


SMP TIRANË MERR PJESË NË KONFERENCËN E ZHVILLIMIT RAJONAL

(16 – 17 Shkurt, 2006)
Si pjesë e një projekti të Komisionit të Demokracisë, dy organizata nga rajoni i Himarës (në bregun jugor të Shqipërisë) dhe në bashkëpunim me qeverisjen vendore organizuan nje konference ‘E ardhmja e Himares). Mbi 80 përfaqësues të qeverisjes vendore, organizatave të shoqërisë civile dhe bizneseve vendore morën pjesë në diskutime të gjalla mbi mënyrat se si bashkëpunimi dhe partneriteti mund të ndihmojnë në një të ardhme më të mirë për rajonin.


AMBASADORJA RIS VIZITON LEZHËN

(16 Shkurt, 2006)
Ambasadorja Marsi Ris përfundoi një vizitë njëditore në qytetin verior shqiptar të Lezhës, ku ajo u takua me zyrtarë vendorë dhe, në fshatin e Gjadrit në rrethin e Lezhës, foli në një ceremoni përurimi të një projekti të shpërndarjes së ujit të financuar nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes. Sistemi i ri i shpërndarjes së ujit në Gjadër do të ndihmojë jashtë mase në cilësinë e jetës në një zonë me probleme të rënda të mungesës së ujit. 


ÇELET SERIA E FILMAVE AMERIKANË

(9 Shkurt, 2006)
Filmi “Shattered Glass,” i cili nxjerr në pah problemet e etikës në media shënoi premierën e një serie të gjatë pesëmujore sponsorizuar  nga SMP Tiranë dhe Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes. Mbi 200 të ftuar, duke përfshirë edhe Ambasadoren Marsi Ris, ndoqën filmin, i cili vijoi me një panel gazetarësh të shquar të cilët diskutuan etikën e medias në Shqipëri. 

AMBASADORJA MARSI RIS FLET NË TAKIMIN E ORGANIZATAVE SHQIPTARE QË PUNOJNË PËR T’I DHËNË FUND DHUNËS KUNDËR GRAVE

(8 Shkurt, 2006)
Ambasadorja Marsi Ris ishte mes folësve në një aktivitet i sponsorizuar nga Grupi i Inciatives se te Drejtave Ligjore te Grave që prezantoi Konventen per Eliminimin e Diskriminimit te grave dhe raportin mbi Shqiperine.  Raporti pasqyronte statusin e perfaqesimit politik te grave shqiptare, arsimimin, akses ne kujdesin shendetsor, mundesite ekonomike dhe marredheniet familjare.

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!