STUDENTE TE SHKOLLAVE TE MESME DISKUTOJNE ROLIN E QEVERIVE STUDENTORE (26 Prill, 2006)
Si pjesë e serisë së filmave amerikanë sponsorizuar nga Ambasada, një audiencë e gjerë me studentë të shkollave të mesme dhe universitetit ndoqën filmin amerikan "Zgjedhjet," dhe debatuan mbi rolin e qeverisë studentore dhe zgjedhjeve studentore në një diskutim pas shfaqjes së filmit.
SPECIALIST I GJUHES ANGLEZE JEP LEKSION MBI "TRANSPARENCEN NE TESTIM"
(25-29 Prill, 2006)
Specialist i Departamentit të Shtetit mbi programet e gjuhës angleze Craig Dicker dha një kurs intensiv dy-ditor, dy seminare dhe një prezantim në një konferencë mbi metodat transparente dhe të drejta të testimit në gjuhë të huaja. Gjithsej, mbi 350 mësues, trainues mësuesish, zyrtarë ministrie dhe të tjerë persona të përfshirë në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në Shqipëri ndoqën konferencën në Durrës, sponsorizuar nga Shoqata e Mësimdhënies së Anglishtes në Shqipëri.
AMBASADA AMERIKANE SPONSORIZON TRAINIM PER ZBULIMIN E FALSIFIKIMEVE DHE MASHTRUESVE
(24-28 Prill, 2006)
Seksioni Konsullor, me mbështetjen e Programit të Asistencës për Trainim në Hetime Penale (ICITAP) të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit për Siguri të Brendshme organizuan një seri njëjavore trainimesh mbi Dokumenta False Udhëtimi dhe Zbulimi i Mashtruesve. Trajnimi i bazuar mbi ekperiencë iu ofrua mbi 90 oficerëve të Policisë Kufitare dhe Migracionit që punojnë në pesë pika të ndryshme kufitare, dhjetë përfaqësuesve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zyrtarëve konsullorë nga misione të tjera diplomatike të përfaqësuar në Shqipëri.
I DERGUARI AMERIKAN PER BISEDIMET PER STATUSIN E KOSOVES VIZITON SHQIPERINE
(19-20 Prill, 2006)
Ambasadori Frank Wisner, i dërguari amerikan për bisedimet e statusit të Kosovës kaloi dy ditë në Tiranë, ku diskutoi politikën amerikane kundrejt Kosovës me zyrtarë të qeverisë dhe përfaqësues të organizatave jo-qeveritare dhe medias.
FILM MBI USHQIMIN E FAST FOOD-IT FRYMEZON DISKUTIM TE GJERE MBI KULTUREN AMERIKANE
(12 Prill, 2006)
Filmi dokumentar "Supersize Me," sponsorizuar nga Ambasada, tërhoqi një audiencë mbi 200 vetë dhe u dha atyre një vështrim mbi shoqërinë amerikane dhe kulturën e fast food-it. Shfaqja e filmit u ndoq nga një diskutim udhëhequr nga profesionistë të shëndetit dhe Profesori Thomas Doherty i Universitetit të Brandeis.
PROFESOR I UNIVERSITETIT TE BRANDEIS NDAN HISTORINE KULTURORE AMERIKANE ME STUDENTET SHQIPTARE
(10-21 Prill, 2006)
Thomas Doherty, Profesor i Filmit dhe Studimeve Amerikane në Universitetin e Brandeis, kaloi dy javë në Shqipëri ku mbajti leksione mbi zhvillimin dhe rolin e kinemasë hollivudiane në kulturën amerikane. Audienca e Profesor Doherty përfshiu studentë të filmit në dy institucione, reporterë të kulturës dhe publikun e një serie filmash amerikanë organizuar nga Ambasada.