jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp 2006 - Deklarata 2007 - Deklarata 2008 - Deklarata Aktivitete të Ambasadës Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

Fjala e Ambasadorit të Sh.B.A. Xhon L. Uidhers Ceremonia e Akreditimit të Monitoruesve të Numërimit Paralel të Votës (24 Qershor, 2009)

Mirëmëngjes të gjithëve! Kryetari Celibashi, Kryetari Ristani, miku im Ambasadori Bosch dhe të gjithë vëzhguesit që janë akredituar për të marrë pjesë në motorimin e proçesit zgjedhor në datën 28.

Jam i lumtur që ndodhem sot këtu për të përgëzuar dy grupimet shqiptare, KRIIK dhe ECA, që do të ndërmarrin numërimin e parë paralel të votës të bërë ndonjëherë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Akreditimi i këtyre grupeve si dhe i vëzhguesve vendorë është një tregues pozitiv që tregon jo vetëm përkushtimin e këtyre grupeve ndaj parimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme por që tregon dhe gatishmërinë që ekziston ndaj autoritetit zgjedhor në Shqipëri për të lejuar një inspektim në çdo hap të këtij proçesi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve meriton të përgëzohet për një inkurajim të një niveli të madh të transparencën në këto zgjedhje dhe për përpjekjet që ka bërë për ta bërë vendin gati për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Nxis KQZ që të vazhdojë të përmbushë detyrat e tij në mënyrë profesionale e të paanashme.

Të tjerë më parë kanë folur për numërimin paralel por mendoj që është me vend të përsërisim edhe një herë për të qartësuar çdo keqkuptim që mund të ketë mbetur.

Së pari, numërimi paralel do të raportojë rrezultatet së bashku me numërimin zyrtar që do të bëhet në çdo qendër numërimi dhe do t’i transmetojë ato të dhëna publikisht në kohë reale ndërsa rrezultatet mbërrijnë përgjatë gjithë proçesit të numërimit të votave.   Por numërimi paralel nuk është numërim zyrtar i votave dhe as nuk ka për qëllim që të zëvendësojë numërimin zyrtar të votave.  Vetëm KQZ ka autoritetin ligjor për të shpallur fituesin e zgjedhjeve.  Numërimi paralel ka për qëllim që të mbajë numërimin e votave nën vëzhgim të afërt si dhe të kontrollojë saktësinë e tij me qëllim që të përfocojë besimin e publikut në rrezultatet e zgjedhjeve.  Shenja dalluese e kësaj sipërmarrjeje e përmbledh shumë e mirë këtë ide.

Së dyti, numërimi paralel mbështetet financiarisht nga USAID por numërimi paralel nuk është një numërim amerikan.  Ai është një llogaritje e pavarur dhe jo zyrtare e votave të hedhura nga qytetarët shqiptarë.  Rezultatet nuk duhet të interpretohen si rezultate amerikane që paraqesin pikpamjen amerikane pais një gjë e tillë nuk ekziston.

Së treti numërimi paralel është një nismë e shoqërisë civile të cilën Sh.B.A. e mbështesin plotësisht.  E mbështesim sepse qytetarët shqiptarët duhet të jenë arbirtrat e zgjedhjeve në vendin e tyre.  Kur vëzhguesit ndërkombëtarë të kenë bërë gati valixhet dhe të jenë larguar janë qytetarët shqiptarë ata që mbesin këtu për të shërbyer si roje të integritetit zgjedhor.  Janë qytetarët shqiptarë të cilët vendosin përmes veprimeve të tyre si votues, si kandidatë, si komisionerë apo si vëzhguesë nëse qytetarët janë të lirë të shprehin vullnetin e tyre apo jo.  Janë qytetarët ata që duhet të ngrihen mbi interesat e ngushta mbi rezultatin e zgjedhjeve për të mbrojtur një proçes që qëndron në thelb te vitalitetit dhe dinamizmit të një shoqërie.  Si vëzhgues zgjedhorë besoj se ju e kuptoni rolin që shoqëria civile duhet të luajë në këto zgjedhje.  E kuptoni që pranimi nga publiku i rezultateve të zgjedhjeve varet nga një proçes i cili shihet si transparent, i lirë dhe i ndershëm.  Ju e kuptoni që zgjedhjet që nuk përmbushin standartet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mund të pengojnë perspektivën Euro-Atlantike të Shqipërisë.

Si vëzhgues numërimi të akredituar, juve ju është besuar nga KQZ se do të kryeni detyrën tuaj me objektivitet, profesionalizëm dhe saktësi.  Unë kam besimin që ju do të ngriheni në lartësinë e këtij momenti dhe që suksesi juaj do të vlerësohet dhe do të jetë i dukshëm.  Do të jetë e vështirë që uniformat tuaja të verdha të mos bien në sy.

Më lejoni që t’ju përgëzoj për gatishmërinë tuaj për të shërbyer si vëzhgues në këto zgejdhje. Qeveria Amerikane është krenare për mbështetjen që i ofroi kësaj përpjekje dhe ju uron sukses në punën tuaj.

Së fundmi më lejoni që t’ju them disa fjalë votuesve shqiptarë që do të marrin pjesë në votimet e 28 qershorit.  Unë i kërkoj të gjithë votuesve që të ushtrojnë të drejtën më të çmuar civile, të drejtën për të votuar dhe ju them atyre: mos kini frikë të votoni!

E thënë sinqerisht, të gjithë e dimë, që zgjedhjet në të kaluarën në Shqipëri nuk i kanë përmbushur standartet ndërkombëtare.  Si anëtare e re e NATOS, Shqipëria në këto zgjedhje duhet t’i plotësojë këto standarte.  Praktikat manipuluese të së shkuarës nuk duhet të përsëriten më.

Pra, nëse dikush ju kërkon që të blejë votën tuaj, nëse dikush ju bën presion që të votoni në një mënyrë të caktuar, nëse dikush përpiqet t’ju frikësojë duke ju kërcënuar me vendin e punës apo mirëqënien e familjes tuaj, nëse dikush ju kërkon që ju të fotografoni fletën e votimit që ai ta di se si ju votuat, nëse dikush përpiqet që të ndryshojë një pasaportë apo të shpërndajë karta të falsifikuara që të votojë shumë herë, nëse policia apo zyrtar tjetër shfaq anshmëri në çfarëdolloj mënyrë, nëse dikush përpiqet që të  verë dorë mbi kutitë e votimit apo të prekë proçesin e numërimit, ju lutem dijeni që të gjitha këto veprime janë të paligjshme dhe raportojini ato tek vëzhguesit.  Ju kërkojmë që të dini gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA, do të jetë duke ju vëzhguar.  Këto praktika që përshkrova më sipër janë praktika të së shkuarës.  Ato nuk kanë vend në botën e some apo në Shqipërinë e sotme.  Prandaj i them qytetarëve shqiptarë: vota është e drejta e shenjtë e demokracisë, është privilegji i lirisë.  Mos ia lejoni kurkujt që të marrë këtë të drejtë nga ju.  Ndërsa futeni në qendrat e votimit në 28 qershor mos harroni: Amerika është në krahun tuaj, Amerika ju mbështet.  Votoni në paqe, në liri dhe pa frikë.

Faleminderit shumë!

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!