jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp 2006 - Deklarata 2007 - Deklarata 2008 - Deklarata Aktivitete të Ambasadës Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

Raporti Vjetor i Departamentit të Shtetit të Sh.B.A.
Trafikimi i Personave, 2009 (16 qershor, 2009)

SHQIPËRIA (Grupi 2)

Shqipëria është një vend burim për burra, gra, dhe fëmijë, të trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar, përfshi lypjen e detyruar. Viktimat shqiptare trafikohen kryesisht në Greqi, si dhe në Itali, Maqedoni, Kosovë, Spanjë, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të Europës Perëndimore, si dhe brenda në Shqipëri. Të dhënat në dispozicion tregojnë se më shumë se gjysma e viktimave të trafikimit janë nën moshën 18 vjeç. Shumica e viktimave të trafikimit janë gra dhe vajza të moshës 15 deri 25 vjeç dhe 90 përqind janë shqiptare etnike. Fëmijë etnikë romë janë në rrezik më të madh për lypje të detyruar. Ekzistojnë të dhëna që burra shqiptarë janë trafikuar për punë të detyruar në sektorin bujqësor në Greqi dhe vende të tjera fqinje.

Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, ajo po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi vullnet politik në rritje për të luftuar trafikimin njerëzor gjatë vitit të kaluar, sidomos nëpërmjet përparimit të bërë në përpjekjet e saj për të identifikuar viktima të trafikimit. Mbetën shqetësime lidhur me nëse qeveria ndoqi penalisht energjikisht kundravajtës të trafikimit të punës dhe zyrtarë publikë që morën pjesë apo lehtësuan trafikimin njerëzor.

Rekomandime për Shqipërinë:  Të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarë ligjzbatues, të cilët marrin pjesë në trafikim; të ndjekë penalisht energjikisht kundravajtës të trafikimit të punës; të vazhdojë të punojë me OJQ dhe shoqërinë civile për të siguruar zbatimin e plotë të mekanizmit kombëtar për referimin e viktimave tek ofruesit e shërbimeve; të vazhdojë të financojë shërbime për ndihmën dhe mbrojtjen e viktimave, përfshi strehat; si dhe të përmirësojë programet ekzistuese parandaluese në bashkëpunim me OJQ, përfshi veprimtari të përbashkëta që synojnë uljen e kërkesës për trafikim njerëzor.

Ndjekja Penale
-----------
Qeveria e Shqipërisë bëri njëfarë përparimi në përpjekjet e saj ligjzbatuese kundër trafikimit gjatë vitit 2008. Shqipëria ndalon me ligj trafikimin seksual dhe të punës me anë të kodit penal, i cili parashikon ndëshkime pesë deri në 15 vjet burgim. Këto ndëshkime janë mjaftueshëm shtrënguese dhe kapërcejnë ato të parashikuara për përdhunimin. Gjatë vitit 2008, Shqipëria ndoqi penalisht 22 çështje trafikimi, krahasuar me 49 në vitin 2007, si dhe dënoi 26 kundravajtës trafikimi, krahasuar me shtatë gjatë vitit 2007. Të gjitha ndjekjet penale dhe dënimet kishin të bënin me trafikimin seksual të grave apo fëmijëve. Në vitin 2008, dënimet për kundravajtësit e dënuar të trafikimit variuan nga dy deri në 25 vjet burgim. 

Qeveria ndërmori trainim rutinë kundër trafikimit për rekrutët e policisë dhe oficerë ekzistues të policisë, si dhe organizoi trainime shtesë për gjyqtarët dhe ofruesit e shërbimeve sociale. Në një përpjekje ndërgjegjësimi kundrejt viktimave të mundshme femra, qeveria caktoi 20 oficere policie femra kundër trafikimit pranë njësive të policisë për krimin e organizuar anembanë vendit. Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë shqiptare mbeti një pengesë ndaj uljes së trafikimit njerëzor në Shqipëri. Qeveria raportoi se rastet e përfshirjes së zyrtarëve referuar në raportin mbi vitin 2008 u përcaktuan se kishin të bënin me kontrabandë, jo trafikim njerëzor


Mbrotja
----------
Qeveria e Shqipërisë përforcoi përpjekjet për t’u ofruar viktimave të trafikimit mbrojtje dhe ndihmë gjatë vitit 2008. Zyrtarët përmirësuan funksionimin e mekanizmit kombëtar të referimit të viktimave dhe, si rrjedhojë, identifikuan 108 viktima të trafikimit gjatë vitit 2008, një rritje pesëfish krahasuar me vitin e mëparshëm. Qeveria ofroi afërsisht 262,000 USD financime për strehën e kujdesit për viktimat të administruar nga qeveria, një rritje prej 16 përqind krahasuar me vitin e mëparshëm; ofroi edhe ndihmë me raste në natyrë, të tillë si përdorimi i ndërtesave dhe tokës qeveritare për katër streha të administruara nga OJQ. Qeveria nxiti viktimat të merrnin pjesë në hetime dhe ndjekje penale të kundravajtësve të trafikimit; megjithatë, viktimat shpesh refuzuan të dëshmonin, ose ndryshonin dëshmitë si rrjedhojë e kanosjeve nga trafikantët apo frikës nga kanosjet. Viktimat nuk u penalizuan në Shqipëri për akte të paligjshme si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit të tyre. Ligji shqiptar ofron alternativa ligjore për largimin e viktimave të huaja në vende ku atom und të përballen me vështirësi apo ndëshkim.


Parandalimi
----------
Qeveria e Shqipërisë zbatoi një sërë veprimtarish parandaluese kundër trafikimit gjatë periudhës së raportimit. Organizatat ndërkombëtare financojnë shumicën e fushatave të parandalimit, por Ministria e Brendshme ka financuar një linjë telefonike të posaçme kombëtare 24-orëshe për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit qysh nga nëntori 2007. Ministria e Arsimit përfshin në programin mësimor për shkollat e mesme rritje ndërgjegjësimi për rreziqet e trafikimit. Zyrtarë të lartë të qeverisë folën haptas kundër trafikimit njerëzor dhe qeveria ofroi taksa të ulura për bizneset që punësojnë persona në rrezik trafikimi. Në vitin 2008, qeveria miratoi një plan të ri kombëtar veprimi për të luftuar trafikimin, i cili trajton specifikisht çështje të trafikimit të fëmijëve. Ministria e Turizmit mori drejtimin në monitorimin e një kodi sjelljeje për parandalimin e turizmit seksual të fëmijëve që u nënshkrua nga 24 agjenci turistike dhe hotele.  Nuk pati të dhëna se qeveria ndërmori veprimtari parandaluese të synuara posaçërisht për të ulur kërkesën për akte seksuale për tregti apo punë të detyruar.

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!