jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp 2006 - Deklarata 2007 - Deklarata 2008 - Deklarata Aktivitete të Ambasadës Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

Transkripi i Fjalimit të Mbajtur nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara John L. Withers, Gjatë Ceremonisë së Lançimit të Koalicionit Shqiptar të Monitorimit (8 Qershor, 2009)

Mirëmëngjes të gjithëve!  Jam shumë i lumtur që ju shoh sot të gjithëve këtu, të shoh përfaqësues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!  Dua të falenderoj edhe parafolësit për fjalët e tyre të rëndësishme.  Më e rëndësishme është të shpreh kënaqësinë time të veçantë për të gjithë ata pjesmarrës që janë pjesë e këtij programi të rëndësishëm, që përfshin përfaqësuesit e fondacionit Soros dhe anëtarët e Koalicionit Shqiptar të Monitorimit të Zgjedhjeve.  Gëzohem gjithashtu teksa shoh se shumë prej vëzhguesve i kanë veshur tashmë fashat që tregojnë se ata janë vëzhguesit e zgjedhjeve të ardhshme dhe që jeni tashmë gati për të nisur punën.

Jam i lumtur që ndodhet këtu sot në këtë rast shumë të veçantë për të vlerësuar dhe shprehur mbështetjen time për perpjekjet e Koaliconit Shqiptar të Vëzhguesve. Zgjedhjet Parlamentare të 28 Qershorit do të jenë një piketë shumë e rëndësishme në zhvillimin demokratik të Shqipërisë.  Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes së Shqipërisë në NATO.  Zgjedhje të lira dhe të ndershme që plotësojne standartet ndërkombëtare do të tregojnë që Shqiperia po lëviz më pranë integrimit të plote Euro-Atlantik. Çdo gjë më pak se kaq do të ishte shenjë regresi.  Vëzhgimi dhe gjykimi ndërkombëtar është i rëndësishëm por nuk është ai ruajtësi i proçesit elektoral në një shoqëri demokratike. Integriteti i zgjedhjeve në një demokraci është në duart e qytetarëve të saj, qytetarëve që ofrojnë kandidaturat e tyre, qytetarëve që bëjnë fushatë për kandidatët dhe partitë, si dhe qytetarëve që votojnë.  Prandaj është e rëndësishme që të dilni, të merrni kartat tuaja të identiteti dhe të votoni.

Këto janë zgjedhje shqiptare. Proçeset që kanë të bëjnë me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë në thelbin e tyre Shqiptare. Pra lejomëni të shpreh diçka në mënyrë të qartë. Kemi parë ne media ditët e fundit referenca mbi një të ashtuquajtur sondazh amerikan. Një gjë e tillë nuk ekziston. Qeveria Amerikane ofron burime financiare për mbajtjen e një sërë aktivitetesh me qëlllim rritjen e kapaciteteve demokratike të Shqipërisë. Mbështetja që i kemi dhënë kësaj sipërmarrjeje vëzhgimi të zgjedhjeve është një shembull. Sondazhi në fjalë është një tjetër shembull. Qeveria e SH.B.A ofroi burimet financiare për të mundësuar mbajtjen e një sondazhi shqiptar, jo të një sondazhi amerikan, jo të një raporti amerikan, jo të përfundimeve amerikane.

Më lejoni të shprehem në mënyrën më të qartë të mundshme. Qeveria e SH.B.A është e interesuar vetëm në një sondazh. Ai është sondazhi që do të mbahet në datën 28 qershor të këtij viit. Ata që do ta bëjnë këtë sondazh janë qytetarët shqiptarë dhe në vështrimin tim, ky është i vetmi sondazh që ka rëndësi.
Janë edhe qytetarët si ju që dalin vullnetarë për të vezhguar zgjedhjet, të cilët luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ata zgjedhin që të vëzhgojnë proçesin sepse ata e kuptojne që legjitimiteti i çdo rezulatati varet nga një proçes që shihet prej të gjithëve si transparent, i lirë dhe i ndershëm.  Unë besoj që koalicioni i vëzhguesve shqiptarë është i motivuar nga kjo ndjenjë e detyrës qytetare. Ju falenderoj dhe shpreh admirimin tim ndaj jush për këtë gjë!

Së bashku, të gjashtë organizatat e përfaqësuara në këtë sallë, kane mbledhur një numër të parë rrallë më parë njerëzish, që do të bashkërendojnë një përpjekje tejet të sofistikuar vëzhgimi dhe raportimi në ditën e zgjedhjeve. 
Kjo në fakt është trupa më profesionale dhe më e mirë bashkërenduar e vëzhguesve që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.  Këto OJQ dhe 2500 vëzhgues, i janë nënshtruar orëve të tëra trajnimi dhe do të shpërndahen në çdo qendër votimi e numërimi në Shqipëri.  Këta vëzhgues do të jenë të dallueshëm në qendrat e votimit dhe numërimit.  Të gjithë do të kenë akreditim dhe dokument identifikimi të lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të jete i dukshëm.  Të gjithë do të kenë fasha në krah ku lexohet “vezhgues”, të njëjtë me ato që shumë prej jush mbajnë sot.  Këta vëzhgues të trajnuar do të perçojnë në kohë reale raportet në Tiranë përgjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. Ata do të punojnë të pavarur nga vëzhguesit ndërkombëtarë.  Vlen të theksohet që përpjekjes shqiptare të vëzhgimit i shtohet edhe vëzhgimi që do të kryhet nga rreth 400 vëzhgues të huaj që do të operojne nën kujdesin e OSBE/ODHIR.

Më lejoni tani t’u drejtohem juve që jeni vëzhguesit e këtyre zgjedhjeve: ju keni dhënë nga koha juaj në mënyrë bujare për t’u trajnuar si vëzhgues.  Do të jepni edhe më shumë në ditën e votimit!  Për këtë, dëshiroj t’ju përshëndes për nismën e marrë dhe t’ju përgëzoj për përkushtimin e treguar.  Ju jeni mishërim i frymës së vullnetarizmit dhe përgjegjësisë civile që qëndron në themel të një shoqërie demokratike.  Ju uroj punë të mbarë!  Qeveria Amerikane ndihet krenare që mundi të mbështesë këtë përpjekje shqiptare të monitorimit, përmes programit të Komisionit të Demokracisë.
Ju urojme suksese në përmbushjen e detyrës suaj qytetare në ditën e zgjedhjeve. 

Nga zemra, shumë faleminderit!

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!