jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit i Sh.B.A.
Ambasada E Shteteve Të Bashkuara (Tiranë, Shqipëri) - Faqja Kryesore flag graphic
Ambasada
 
  Ambasadori Rreth Ambasadës Seksionet e Ambasadës Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Deklarata për Shtyp 2006 - Deklarata 2007 - Deklarata 2008 - Deklarata 08PR_1016 Aktivitete të Ambasadës Mundësi Punësimi Adresa të ndryshme Festat për 2008

Ambasadorit John L. Withers II gjate Konferences Ballkanike për Trainimin e PolicisëFjala e Ambasadorit John L. Withers II ne Konferencen Ballkanike për Trainimin e Policisë (29 Korrik 2008)

Mirë se erdhët në të parën Konferencë Ballkanike për Trainimin e Policisë, mbështetur nga ICITAP (Programi Ndërkombëtar për Asistencën mbi Trainimin për Hetimet Penale).

Është shpresëdhënëse të shohësh zyrtarë të lartë të policisë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova të mblidhen së bashku për të diskutuar mbi sfidat e shumta me të cilat ju, drejtuesit e saj, përballeni në trainimin e Policisë. Do të doja të shprehja vlerësimin tim të veçantë për shefin e OSBE Ambasadorin Bosch, Ministrin e Brendshëm Nishani, Drejtorin e Përgjithshëm Prençi për mështetjen dhe asistencën e tyre në mbajtjen e kësaj konference.
 
Kam parë axhendën tuaj; është ambicioze dhe mbresëlënëse. Ju jeni sot këtu me elitat më të larta të drejtuesve të trainimin e agjencive të zbatimi të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Europa dhe vendet tuaja. Ju do të keni mundësinë të ndërveproni me njëri tjetrin dhe të mësoni nga njëri tjetri; diçka që unë ju nxis të përfitoni maksimalisht.

Ishte privilegj i vërtetë për mua të takohesha me prezantuesin kruesor të kësaj konference, Drejtorin e FLETC (Qendra për Trainimin e Agjencive të Huaja të Zbatimit të Ligjit) Connie Patrick dhe Drejtorin e ICITAP Carr Trevilian dje. Është një nder i vërtetë të kemi njerëz kaq të shquar me ne sot në Tiranë. Dedikimi i tyre ndaj trainimit në polici është frymëzues, ashtu siç është edhe angazhimi i tyre në rritjen e profilit të profesionit të tyre në botë, gjë që dëshmohet nga pjesëmarrja e tyre në këtë konferencë.

Çelësi për të pasur një organizim të suksesshëm në profesionin e zbatimit të ligjit gjendet tek burimet njerëzore, oficerët dhe stafi juaj. Ata duhet të trainohen dhe arsimohen për të kryer funksionet kryesore të punës së tyre dhe për t’i kryer detyrat e tyre me krenari, iniciativë, vetëbesim dhe bindje.

Si në mjediset post-konfliktuale, ashtu edhe në demokracitë në zhvillim, ndryshimi i rolit të policisë nga një forcë policore në shërbim policor është shpesh e vështirë. Një forcë policore e cila në të shkuarën është kontrolluar nga politika dhe e frikshme për publikun, duhet t’ia lërë vendin një shërbimi policor autonom që gëzon besimin e publikut. Pavarësia e policisë nga manipulimi politik është jetësore për ndërtimin e besimit të publikut dhe paqen dhe sigurinë e një vendi.

Trainimi dhe edukimi i anëtarëve të forcave policore është jetësore për ecjen përpara në ngritjen e një shërbimi policor profesional në një demokraci në zhvillim. Ky lloj ndryshimi  mund të jetë kërcënues për disa, por mirëpritet nga të tjerë që e duan demokracinë dhe shohin drejt përfshirjes në institucionet euro-atlantike.

Ju përgëzoj për përpjekjet dhe angazhimin tuaj për përmirësimin, si të profesionit, ashtu edhe të jetëve të bashkëqytetarëve tuaj.

Faleminderit për ftesën tuaj sot.

Është e rëndësishme që të ketë njerëz nga të gjitha vendet që ta shohin këtë jo si një luftë e vendeve të veçanta por si një përpjekje rajonale, për trainimin dhe zhvillimin e burimeve tona në këtë pjesë të Ballkanit.

Ju uroj suksese në Konferencën e parë Ballkanike për Trainimin e Policisë.

Kthehu Lart ^

Mjetet e Faqes:

Printer_icon.gif Printoni artikullin



 

    Linke të jashtme në faqe të tjera interneti nuk duhen interpretuar si mbështetje e pikëpamjeve apo politikave të fshehtësisë që përfshihen ketu.

Ambasada E Shteteve Të Bashkuara
Turn Admin On!