Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation

Stafi i Ambasades Amerikane dhuron gjakStafi i Ambasadës së Sh.B.A. Dhuron Gjak (29 gusht 2007)

Ambasada e Sh.B.A. bashkoi forcat sot me Bankën Kombëtare të Gjakut në Shqipëri dhe Kryqin e Kuq Shqiptar duke mbajtur një ditë për dhurimin e gjakut në mjediset e Ambasadës.

Stafi mjekësor i Ambasadës vendosi të organizonte këtë dhurim së bashku me Bankën e Gjakut pasi u informua se një numër i lartë aksidentesh rrugore dhe të tjera lloji gjatë kësaj periudhe në Shqipëri kanë rritur në mënyrë të ndjeshme nevojën për transfuzione gjaku, dhe për pasojë nevojën për dhurime. Procesi u krye nën mbikqyrjen dhe përmes angazhimit të stafit të Bankës Së Gjakut dhe Kryqit të Kuq Shqiptar.

Dhurimi vullnetar i gjakut ka qënë pjesë e kulturës amerikane që në vitet 1960. punëdhënës, kisha, shkolla dhe grupe të tjera civile kanë mbështetur dhurime gjaku në mjediset e tyre, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e dhuruesve të gjakut. Ky gjest, përveçse siguron rezerva gjaku për të shpëtuar jetë të anëtarëve të komunitetit, nxit edhe frymën e solidaritetit dhe arritjeve të përbashkëta. Ambasada e Sh.B.A. planifikon të organizojë ditë të dhurimit të gjakut rregullisht në të ardhmen.