Skip Global Navigation to Main Content
Skip Breadcrumb Navigation

1 Mars 2006

Komanda e Sh.B.A. për Europën Dhuron Pajisje Mjekësore dhe Materiale për Spitalin Pediatrik "Nënë Tereza"

Ambasadorja e Sh.B.A. në Tiranë Marcie Ries, Ministri i Shëndetësisë Maksim Cikuli dhe Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Paskal Cullufi, morën pjesë në një ceremoni me rastin e dhurimit të pajisjeve mjekësore dhe materiale Spitalit Pediatrik "Nënë Tereza" në Tiranë.

Komanda e Shteteve të Bashkuara për Europën, nëpërmjet Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak të Ambasadës Amerikane, dhuroi pajisje mjekësore dhe materiale me vlerë 50,000 dollarë amerikanë për Spitalin Pediatrik "Nënë Tereza". Ky spital me 240 shtretër është i vetmi që shërben si qendër trajtimi për të gjithë fëmijët e Shqipërisë. Dhurimi synon të përmirësojë cilësinë e shërbimit mjekësor që iu jepet fëmijëve.

Zyra për Bashkëpunim Ushtarak administron Programin e Asistencës Humanitare të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, duke siguruar asistencë humanitare për popullin shqiptar. Ky program ka filluar zbatimin që prej vitit 1996, duke siguruar pajisje, rindërtuar shkolla, mjedise për asistencë mjekësore, zbatimin e projekteve për furnizim me ujë, si dhe kontribute financiare në shumë projekte të tjera humanitare.

###